Në datën 19 prill, koalicioni PS-LSI pritet të marrë bekimin me firmat e Ramës e Metës. Këto pamje sot nga seanca e Parlamentit tregojnë një moment kur kryeministri Edi Rama mbërrin në Kuvend dhe përshëndet Ilir Metën. Mes tyre zhvillohet një bisedë ku bie në sy qetësia me të cilën ata përcjellin cdo fjalë të njëri-tjetrit.
Ky zhvillim i sotëm, vjen një ditë pas takimit që Rama dhe Meta patën kokë më kokë në Kryesinë e Kuvendit. Çështja që pritet të marrë rrugë tani është ajo e koalicionit mes dy partive që duket se nuk ka asnjë dyshim se do të firmoset, dhe bashkë me të pritet të marrë bekimin dhe Presidenti i ri.