Report TV - Tryeza për dialog, Rama, Meta e Basha i përgjigjen ‘Ok’ Nishanit

Report TV 2017-07-05

Views 0

TIRANE-Dy krerët e maxhorancës politike Edi Rama dhe Ilir Meta njëkohësisht edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit Nishani për t?u ulur në një dialog për zgjidhjen e krizës .

Duke parë dakortësinë e tre liderëve kryesorë politike për t?u bërë pjesë e tryezës së dialogut, i mbetet në dorë Presidentit të Republikës që të finalizoje tryezën e dialogut.

Një ditë më parë, por edhe sot kryeministri Rama e ka përsëritur se mirëpret një dialog nga presidenti e po ashtu edhe kreu i LSI Ilir Meta këtë të premte konfirmoi mbështetjen për një tryezë të thirrur nga presidenti.

?E kam treguar gatishmërinë për nismën e presidentit për dialog, dhe pavarësisht për rezervat e mëdha që kam për qëndrimet Presidentin Nishani kur vendi kishte nevojë për paanshmërinë e tij, por pavarësisht vullnetit të mirë të Nishanit, mesa duket dhe nisma e tij nuk po sjell sukses për ta bindur Bashën të ulet në tryezë edhe përse i është lënë atij dorë e lirë cfarë do të diskutojë në tryezë?, tha sot Rama.

?Jemi të hapur për çdo zgjidhje sepse problemet janë serioze. Do të bëj çdo gjë për krijimin e një mirëbesimi, mirëkuptimi. Kemi mbështetur dhe idenë e një tryeze për presidentin, kam thënë ?patjetër, cdo dialog", tha sot Meta.

Share This Video


Download

  
Report form