TIRANE-Mjekët e spitaleve Universitare që do të kryejnë konsulta apo ndërhyrje kirurgjikale në spitalet Rajonale në ditë të caktuara, do të shpërblehen me bonus 10 mijë lek të reja në ditë, ndërsa ata që do të japin shërbim nga njëri spital Rajonal në tjetrin, do të kompensohen me 5 mijë lek të reja në ditë.
Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e bëri të ditur skemën e re financiare të stimulimit për mjekët, në kongresin mbarëshqiptar mbi ?Kujdesin gjatë shtatzënisë dhe lindjes?, i cili zhvilloi punimet sot dhe nesër në Tiranë.
?Bonusi prej 10 mijë lekë në ditë, ose 100 mijë lekë të vjetra në ditë, për mjekët që shkojnë nga spitalet universitare në spitalet rajonale për të ofruar konsulta për ndërhyrje kirurgjikale po ashtu edhe nga 50 mijë lekë në ditë për mjekët që shkojnë nga Spitalet Rajonale, jo vetëm që do jetë një skemë alternative për kompensimin financiar të mjekëve por patjetër që do të zhvillojë edhe burimet njerëzore aty ku është nevoja dhe do të japësh shërbime aty ku është nevoja?, u shpreh ministrja Manastirliu.