Kreu i Vatikanit flet ashpër për luftërat dhe emigracionin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pamjet e bombardimit të qyteteve, derdhjes se gjakut të pafajshëm të fëmijëve e grave, apo mbytjes së emigrantëve, Papa Françesku i perifrazoi me një togfjalësh: turp për njerëzimin. Ishin këto pikat kryesore për të cilat foli dhe i kërkoi falje zotit Ati i Shenjtë, teksa drejtoi në të Premten e Zeze procesionin e njohur si ?Rruga e Kryqit? në Koloseum. Në besimin e krishterë ajo përkujton vuajtjet e Jezu Krishtit deri në kryqëzimin e tij. Papa kërkoi falje edhe për skandalet e abuzimit seksual të fëmijëve nga klerikë të Kishës Katolike. ?Kthehemi tek ty edhe ketë vit me sytë e ulur me turp dhe me zemrën e mbushur me shprese. Me turp per te gjitha pamjet e shkatërrimeve dhe te mbytjeve qe jane bere te zakonshme ne jetën tonë. Turp për gjakun e pafajshëm që derdhet çdo dite, gjakun e grave, fëmijëve, emigrantëve dhe të personave qe persekutohen per shkak të ngjyrës së lëkurës, etnisë, apo diversitetit social dhe besimit tek ty. Turp per te gjitha heret qe ne peshkopët, priftërinjtë, murgeshat, kemi skandalizuar dhe plagosur trupin tënd, kishën.? Në procesionin tradicional me qirinj morën pjesë mbi 20 mijë besimtarë. Ai u zhvilluan nën masa të larta sigurie për shkak të sulmeve në disa qytete europiane. Ky ritual është zhvilluar edhe në Jeruzalem dhe qytete të tjera të botës. Papa Françesku do te mbajë meshën në vigjilje të Pashkës në Kishën e Shën Pjetrit në Vatikan dhe të dielën do të lexojë përpara besimtarëve mesazhin ?Urbi et orbi?, Për qytetin dhe boten, nga sheshi i Shen Pjetrit.

Share This Video


Download

  
Report form