Të ushqyerit shëndetshëm, nisma e Bashkisë së Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përveç aktivitetit fizik, e rëndësishme për një jetë të shëndetshme është edhe të ushqyerit. Krahas ndërtimit të këndeve të lojërave, palestrave e ambienteve sportive nëpër shkolla, Bashkia e Tiranës promovon edhe nismën e cila synon të nxisë të ushqyerit shëndetshëm për fëmijët.?Para 25 vitesh, problemi kryesor në Shqipëri ishte se s?kishim mjaftueshëm për të ngrënë. Problemi që kemi sot është se hamë më shumë se ç?duhet dhe obeziteti është sëmundja kryesore e fëmijëve. Ndaj, duam të nxisim prindërit me nisma të tilla, duke shkuar në çdo oborr shkolle, në pushim të madh, për t?u thënë: Mos i ushqeni më fëmijët me patatina, me pije të gazuara me shumë sheqer, por ushqimi i shëndetshëm, buka me vete, është mënyra më pak e kushtueshme, por edhe më shumë e shëndetshme për të pasur një Tiranë, e cila vlerëson shëndetin te fëmijët, që ushqehet me të gjitha kaloritë dhe nesër nuk rritet si klient spitalesh, por si një qytetar i shëndetshëm i Tiranës.?Nisma vjen si ndërgjegjësim për prindërit, të cilët duhet t?ua japin bukën me vete fëmijëve të tyre, të gatuar me prodhime bio që në shtëpi, në mënyrë që ata të mos blejnë ushqime të gatshme e të konservuara.?Gjenerata e re është në fakt paja e Tiranës. Në qoftë se ne i inkurajojmë fëmijët të hanë shëndetshëm, të hanë produkte organike, besoj se mund të kemi një qytet shumë herë më të mirë se qyteti që kemi sot.?Veliaj tha se do te kërkohet edhe nga restorantet pranë shkollave apo këndeve te lojërave te servirin vetëm ushqime të shëndetshme.

Share This Video


Download

  
Report form