Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, zgjodhi ditën e Pashkës për të dekoruar kardinal Ernest Simon Troshani me titullin ?Nderi i Kombit?. Në një ceremoni të veçantë, në prani të klerit katolik dhe personaliteteve të ndryshme, kreu i shtetit vlerësoi sakrificën e dom Ernest Troshanit dhe vuajtjet nën persekutimin komunist.
Teksa foli për jetën e dom Ernest Troshanit, kreu i shteti u ndal veçanërisht në momentin e shpalljes kardinal në tetor të 2016-ës nga Papa Françesku.
Këtë titull, kardinali dom Ernest Simon Troshani ia dedikoi kishës, besimit që i ka kushtuar jetën.
Ernest Troshani është kardinali i dytë shqiptar, pas dom Ernest Koliqit.
Tv Klan