Ora News - Ministri gjerman: Bojkoti i opozitës absurd, largoni qeverinë me zgjedhje

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Jashtëm gjerman ka qenë i ashpër në deklaratat e tij ndaj bojkotit të opozitës, duke deklaruar se kjo për qeverinë federale gjermane dhe BE është e papranueshme.
Në deklaratën e përbashkët me homologun Ditmir Bushati ai tha se po pengohet reforma në drejtësi dhe kjo e largon Shqipërinë nga BE.
Gabriel: Ne si gjermanë mbështesim prespektivën dhe shoqërimin tonë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Shqipërisë në rrugën drejt BE. E dimë që mbetet shumë për tu bërë. Këtu në Shqipëri para së gjithash bëhet fjalë për realizimin e reformës në sistemin e drejtësisë. Pse është kaq e rëndësishme? Sepse nëse ka diçka që e dallon Europën dhe BE kjo është realizimi dhe zbatimi strikt i ligjeve dhe Kushtetutës. Kjo nuk është thjesht një ide.Në fund të kësaj rruge do të duhet të garantohet që njerëzit në Europë të jenë të sigurt dhe jo objekt i lojës së interesave.
Në të shkuarën, jo vetëm në Shqipëri por gjithë rajonin, interesat e qytetarëve nuk kanë qenë domosdoshmërisht në qendër të politikës. Ata kishin interesat e tyre, interesa elitash, interesa partish politike. Është shteti ligjor ai që duhet të sigurojë dhe garantojë që në fund të ditës në qendër të vëmendjes do qëndrojnë interesat e qytetarëve dhe jo ato të klikave të vogla dhe grupeve të ndryshme që kërkojnë të shfrytëzojnë atë çfarë ofron një vend. Kemi qenë shumë të gëzuar që në parlamentin shqiptar me konsensusin e qeverisë dhe opozitës u mundësua pikërisht miratimi i ligjeve të rëndësishme.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ministri-gjerman-bojkoti-i-opozites-absurd-largoni-qeverine-me-zgjedhje/

Share This Video


Download

  
Report form