Në kërkim të vrasësit të Cukut - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Tiranës 3-fishon shpërblimin për informacione të vlefshme që do të çojnë në zbardhjen e vrasjes së ish-drejtuesit të policisë së Vlorës Artan Cuku. Burime pranë uniformave blu thanë nga 3 mln lekë shpërblimi i vënë në dispozicion shkon në 10 mln ndërkohë që garantohet ruajtja e anonimatit. Kërkesa e policisë se Tiranës per rritjen e shumes së shpërblimit, bëhet pasi identifikimi i vrasësit është i vështirë. Për këtë, pak ditë më parë u publikuan dhe pamjet e një personi, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së ish drejtorit të policisë Cuku. Ai u filmua nga kamerat e sigurisë së disa bizneseve që të çojnë në rrugën e kosovarëve ku banonte komisari. Në pamje autori i dyshuar mban një kapele në kokë dhe është i veshur me tuta sportive. Ndërkohë, në Policinë e Tiranës kanë mbërritur me dhjetëra telefonata, por që pas verifikimeve, askush nuk korrespondon me të dyshuarin. Policia ende nuk ka një pistë të vetme për vrasjen e Artan Cukut, ndërsa po heton për motive hakmarrjeje atë të konflikteve në biznesin që administronte, por edhe për shkak të detyrës.

Share This Video


Download

  
Report form