Ora News – Produktet shqiptare të mishit dhe qumështit drejt Ukrainës, hiqen barrierat

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ukraina heq të gjitha barrierattë cilat pengonin eksportin e produkteve shqiptare të mishit dhe qumështit. Lajmin e bëri me dije Presidenti i Qendrës Shqiptare të Eksporteve, Alban Zusi.
Tashmë, Ukraina kthehet në tregun e parë të rëndësishëm me potencial për eksportin e munguar të produkteve me origjinë blegtorale të pa eksportuara këto 27 vite në asnjë treg botëror.
Zusi: ?Më në fund të gjitha produktet shqiptare me origjinë shtazore, si mish, qumësht dhe nënproduktet e tyre (sallamëra, djathëra etj.) mund të eksportohen në një vend të huaj. Konkretisht një treg i madh si Ukraina, i hap dritën jeshile importeve të produkteve të mishit dhe bulmetit.Që prej 27 vjetësh Shqipërinë edhe Shërbimi Shtetërore i Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Ukrainë, e rendiste Shqipërinë si vend, me rrezik nga sëmundje të ndryshme në kafshë dhe të prekur nga gripi shpendëve.
Me gjithë problematikat dhe defiçencat që vijojnë, është fakt që kryesisht në sajë të sipërmarrjes private Shqipëria, ka bërë progres të fortë në drejtim të zbatimit të sistemeve të përparuara të kontrollit të sigurisë dhe cilësisë ushqimore.Ndërkohë që kapacitetet prodhuese (stoku i bagëtive sidomos i të imtave) janë të larta e madje ka rezerva edhe për më shumë?.
Zusi bëri me dije se në datat 28-29 prill 2017 do të mbahet forumi i eksporteve. Bizneset shqiptare dhe fermerët do të kenë mundësinë të lidhin kontrata me përfaqësuesit ukrainas.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/produktet-blegtorale-shqiptare-drejt-ukraines-hiqen-barrierat/

Share This Video


Download

  
Report form