Report TV - I dërguari i Merkel:Stop bojkotit Basha: Jo pa qeveri teknike

Report TV 2017-07-05

Views 0

TIRANE-?Bojkoti largon Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Interesi i opozitës nuk duhet të jetë kaosi, as ai partiak, por Shqipëria, ndaj të kthehen në Parlament, të respektojnë shumicën, të hyjnë në zgjehdje dhe të mos pengohet Reforma në Drejtësi, që për fat të keq kjo po ndodh. Nuk shoh arsye për qeveri teknike!?

Ky ishte mesazhi i drejtpërdrejtë që ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë dha sot në Tiranë adresuar opozitës shqiptare, ndërsa pak më herët mesazhe për të zbatuar reformën në drejtësi dha dhe ministri holandez, Bert Koenders. Ky i fundit i dha madje mbështetje qeverisë shqiptare për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Të dy ministrat fillimisht takuan ministrin e Jashtem shqiptar Ditmir Bushati, me pas kryeministrin Edi Rama. I dërguari i kancelares gjermane Merkel, iu drejtua më pas selisë së PD ku zhvilloi nje takim 1 orësh me Lulzim Bashën.
Ate çka u fol pas dyerve të selisë blu e zbardhi Basha, që shpalosi qëndrimin e opozitës pas takimit me kryediplomatin gjerman. Sipas tij, opozita hyn në Kuvend vetëm nëse krijohet qeveria teknike.

Kjo javë konsiderohet si një nga më të rëndësishmet për mesazhet që përcjell faktori ndërkombëtar ndaj politikës shqiptare, si dhe java që do të përcaktojë si do të shkojnë negociatat për dialogun e nxjerrjes se vendit nga kriza politike.

Share This Video


Download

  
Report form