Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka vendosur të mos e mbyllë vizitën e tij në Shqipëri vetëm me axhendën politike, por të bëjë një ndalesë të veçantë në Muzeun Kombëtar të Fotografisë ?Marubi?, aty ku historia e Shqipërisë vjen e dokumentuar përmes artit të fotografisë.
Ministri i Jashtëm i Vendeve të Ulëta, Bert Koenders, mbeti i impresionuar ndërsa pa nga afër një prej muzeve unikë në Ballkan, por mes atyre me vlera të rralla edhe në Europë.
Bert Koenders: Është hera ime e parë dhe kam shumë për të thënë për këtë Muze të veçantë. Si fillim më ka impresionuar projekti arkitektonik, dekorimi i Muzeut dhe çdo gjë që ka të bëjë me dekorin është interesante. Nuk e di të gjithë historikun e muzeut ?Marubi? por mund të them me siguri se është frymëzim për artistët e rinj.
Ai do të kthehet përsëri, por nuk harron të përcjellë një mesazh për të gjithë turistët europianë që të mos kursejnë një udhëtim në Shqipëri për të parë këtë muze.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ministri-holandez-impresionohet-nga-marubi-fton-turistet-ne-shqiperi/