Lirohen 9 nga 10 të arrestuarit e “Laboratorit të Shkozës”

RTV KLAN 2017-07-05

Views 2

Gjykata e Tiranës ka liruar 9 nga 10 të arrestuarit e laboratorit të kanabisit në Shkozë, që u zbulua të premten gjatë një aksioni të Komisariatit numër 1 në Tiranë.

Prokuroria ka kërkuar lënien në burg vetëm të Gerald Bilmanit, i cili rezulton të jetë personi që ka marrë me qera ambientin ku u gjetën të mbjella rreth 1700 rrënjë dhe 46 kilogramë kanabis.

Për Arjan Kadarenë dhe Ramazan Losha, dy policët privatë që ruanin godinën është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie.

7 të ndaluarit e tjerë u liruan me masë sigurie detyrimin për t'u paraqitur në prokurori sa herë që do të jetë nevoja për t?i pyetur.

Gjatë hetimit paraprak, prokuroria nuk arriti të gjejë elementë të cilët mund t'i mbante Robert Minonin dhe Ilir Sulin i pari faturist i OSHEE dhe i dyti faturist i Ujësjellësit.

Sipas dëshmisë së Minonit lidhja e korrentit është bërë nëntokë, ndërsa ujë në tunelin u gjet kanabisi nuk ka patur.

Pjesa tjetër e të ndaluarve kanë pretenduar se nuk kanë patur lidhje me vendin, ku është gjetur droga duke qenë se janë përdorues të tuneleve të tjerë në atë zonë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form