Ora News - Komisioni i ligjeve nuk miraton shtyrjen e koncesionit të bakrit

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shtyrja me 12 vite e koncesionit të nxjerrjes së bakrit është kundërshtuar nga deputetët e majtë në Komisionin e Ligjeve. Drafti u paraqit nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë sipas së cilës koncesionari i ka përmbushur detyrimit ndërsa shtyrja e afatit do të sillte efekte pozitive në zhvillimin e këtij sektori. Për shkak të mungesës së kuorumit, drafti nuk është miratuar.
Komisioni i Ligjeve nuk ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për shtyrjen me 12 vjet të koncesionit për nxjerrjen e bakrit. Zyrtarë të minsitrisë u shprehën se kompania private Nesko Metal ka përmbushur planin e investimeve ndërsa shtyrjen e afatit sipas saj do të nxisë investimet në këtë sektor.
Por për deputet Peza dhe Fino rinegocimi i marrëveshjes së koncesionit duhet të bëhet me kushtet dhe legjislacionin aktual.
Peza: Nga marrëveshja bazë nuk rezulton se afati mund të zgjatet përtej 30 vjetëve.
Fino: Pse është e interesuar për tu zgjatur edhe 12 vjet të tjera ?! Thjesht për ti dhënë një pagë punëtorëve 30 mijë lekë të reja plus sigurimet dhe për të na i mbajtur në nivel të mirë minierat kur çmimi i bakrit ka rënë!

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/komisioni-i-ligjeve-nuk-miraton-shtyrjen-e-koncesionit-te-bakrit/

Share This Video


Download

  
Report form