Lirohet polici i Tepelenës, Gani Abazi

RTV KLAN 2017-07-05

Views 19

Gani Abazi ish-shef i rendit në komisariatin e Tepelenës, i arrestuar si pjesë e një grupi që kultivonte kanabis, u lirua nga burgu. Gjykata e Lartë e ndryshoi masën e sigurisë në ?arrest shtëpie?.
Abazi u prangos në fillim të muajit shkurt pasi prokuroria e akuzon si pjesë të një grupi kriminal që kultivonte kanabis në zonën e Tepelenës. Sipas hetimeve zyrtari i policisë përveç se ishte pjesë e grupit që kultivonte kanabis, ai nuk kontrollonte zonat ku droga ishte mbjellë.
Së bashku me Gani Abazin u arrestua për të njëjtën akuzë edhe Haki Hasanbega, ish-shef i rendit në Vlorë. Prova më e fortë që ka prokuroria për këtë grup kriminal janë përgjimet telefonike. Sipas tyre Haki Hasanbegasi ka patur lidhje të ngushta me Elton Çiçën i vrarë në një atentat në zonën e ish-bllokut në muajin maj të vitit të kaluar.

Sipas hetimeve të paktën në dy raste zyrtarët e policisë kanë bashkëpunuar me trafikantët. I pari është ai i tetorit të vitit të kaluar ku në Tepelenë u kapën dy ton kanabis. Ndërsa rasti i dytë është ai i fshatrave Treblovë dhe Vezhdanisht në Vlorë ku u sekuestrua një sasi e madhe droge.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form