Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kërkesa e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, drejtuar KQZ për shtyrjen e afatit për regjistrimin e koalicioneve, solli reagime nga kampet politike. Kryeministri Edi Rama, kërkesën e cilësoi shprehje vullnetmirë ndaj PD.
Rama: Kërkesa KQZsë është e koalicionit PS-LSI&Etj si shprehje vullnetmirë ndaj PD&Etj.Po asnjë merak nëse ne me bukë e ata me gurë deri në fund.
Partia Demokratike nëpërmjet nje letre që mban firmen e nënkryetarit Edi Paloka, i kërkon KQZ që të respektoi kodin zgjedhor dhe të mos marrë vendim ndërsa thekson se afatet e përcaktuara për regjistrimin e koalicioneve janë të lidhura ngushtë me datën e zgjedhjeve
PD: Afatet e përmbajtura në nenet 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor janë qartësisht të lidhura me datën e zgjedhjeve, dhe rrjedhimisht shtyrja eventuale e tyre është pazgjidhshmërisht e lidhur me shtyrjen e vetë datës së zgjedhjeve, kompetencë kjo e fundit jo e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, por vetëm e ligjit zgjedhor, i cili mund të ndryshohet nga partitë politike përmes një konsensusi gjithëpërfshirës në Kuvend.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-me-buke-pd-me-gure/