Rama: Kërkesa drejt KQZ, shprehje vullnetmire ndaj PD

RTV KLAN 2017-07-05

Views 1

Kryeministri Edi Rama thotë se kërkesa drejtuar KQZ-së për të shtyrë afatin e regjistrimit të koalicioneve është një përpjekje për të t?i dhënë një mundësi opozitës për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

?Kërkesa drejtuar KQZ-së është e koalicionit PS-LSI, si shprehje vullnetmirë ndaj PD. Po asnjë merak nëse ne me bukë e ata me gurë deri në fund?.

Në të njëjtën linjë është edhe kreu i LSI-së Ilir Meta që nga Fieri thotë se e sheh pozitivisht kërkesën drejtuar KQZ-së.

Meta: ?Besoj që çdo përpjekje, e cila synon t?i japi mundësi, edhe opozitës në mënyrë të veçantë, që të përfshihet në procesin zgjedhor dhe në zgjedhjet e ardhshme, duhet konsideruar si pozitive dhe si konstruktive?.

Pyetjes nëse LSI vijon t?i qëndroje vendimit për të mos hyrë në zgjedhje pa opozitën, Meta i jep këtë përgjigje.

Meta: ?Natyrisht nuk dua të mendoj dhe të imagjinoj zgjedhje pa opozitën. Por dhe as nuk mund ta pranoj dhe as nuk mund ta mendoj që opozita gjithashtu nuk do të bëj përpjekjet e saj për t?u përfshirë në këtë proces përmes dialogut?.

Sipas Kodit Zgjedhor, afati i regjistrimit te koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit mbyllet mesnatën e së mërkurës, por deri tani asnjë i tillë nuk është zyrtarizuar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet mesditën e së enjtes për të shqyrtuar kërkesën e PS dhe LSI për të shtyrë afatin e regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form