Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama përjashton kategorikisht mundësinë e qeverisë teknike për të zgjidhur krizën politike, por duket se dicka e ka lëshuar, vettingun. Nëse palët politikë bashkë me ndërkombëtarët gjejnë gjuhën e përbashkët vettingu mund të votohet edhe pas zgjedhjeve.
Rama: Vendimmarrja jonë është e përbashkët. Në këtë vendimmarrje të përbashkët, që është një vendimmarrje e koalicionit tonë, që ka përgjegjësinë të vazhdojë të qeverisë Shqipërinë, të vazhdojë të bëjë reforma, të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, për të gjithë ata që duan të hyjnë në zgjedhje të lira e të ndershme dhe e miqve dhe partnerëve tanë. Nëse do të gjejmë edhe me ta një rrugë arsyeje, që gjëja e parë që të votohet në seancën e parë të parlamentit të ardhshëm do jetë Vetting-u, atëherë gjithçka është e hapur.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/oferta-e-re-e-rames-vettingun-mund-ta-votojme-edhe-pas-zgjedhjeve/