Kjo është gjendja e një prej rrugëve më të rëndësishme në jug të vendit, By pass-it të Fierit, i cili duhet të përfundonte brenda këtij viti.
Firmës italiane ?Serenisima?, që ishte kontraktuar për punimet, i është hequr licenca me 10 prill te këtij viti.
Autoriteti Rrugor prishi kontratën me kompaninë ?Serenissima?, për shkak të vonesës së punimeve. Por ende nuk ka marrë një vendim se si do të jetë fati i rrugës, paratë për të cilën janë nga buxheti i shtetit që ka marrë një kredi nga BERZH dhe Banka Europiane e Investimeve.
?Serenisima? kishte marrë përsipër edhe punimet për By Pass e Vlorës.
Të kontaktuar nga televizioni Klan, zyrtarë te Autoritetit Rrugor Shqiptar thanë se janë në pritje të një përgjigjeje nga financuesit, BERZH dhe BEI.
Ndalja dhe zvarritja e punimeve e kanë bërë jetën e banorëve të padurueshme.
Kompania që u kontraktua për këto dy vepra është duke u larguar duke lënë pas jo vetëm rrugën e papërfunduar, por edhe një mal me borxhe për nënkontraktorët.
Kompani shqiptare që kanë punuar për llogari të italianeve pretendojnë se duhet të marrin nga ?Serenissima? 17 milionë euro. Autoriteti Rrugor sqaroi për televizionin Klan, se nuk është përgjegjësi e tij për të gjetur një zgjidhje, pasi këto mosmarrëveshje duhet të shkojnë në gjykatë. Deri tani ?Serenissima? ka marrë 48 milionë euro nga buxheti i shtetit.
Tv Klan