http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur sot në ?Çadra e Lirisë? deklaroi se Presidenti i Republikës nuk është as i PD-së, as i PS-së as i LSI-së, ai është dhe duhet të jetë Presidenti i popullit. Në fjalën e tij ndër të tjera, kryetari i PD-së Basha e vendosi theksin te zgjedhja e Presidentit dhe u shpreh se, ?Presidenti i Republikës nuk është as i PD-së, as i PS-së as i LSI-së dhe i asnjë partie. Ai është dhe duhet të jetë Presidenti i popullit. Ndaj propozimi ynë është ta zgjedhim Presidentin nga populli. Qëllimi më i rëndësishëm në projektin e Republikës së Re është kalimi i pushtetit tek qytetarët. Zgjedhja e Presidentit drejtpërdrejt nga populli i kthen pushtetin popullit dhe e bën Presidentin përgjegjës para popullit dhe jo partive politike?. ?Beteja jonë sot, është beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat do t?i hapin rrugën Republikës së Re. Por duke qenë se zgjedhja e Presidentit po shtrohet në tavolinë, e meqënëse po kërkohet kontributi ynë, ne kemi vetëm një zgjidhje për çështjen e Presidentit të Republikës: të ndryshojmë Kushtetutën që Presidentin ta zgjedhë drejtpërdrejt populli shqiptar?, u shpreh Basha.