Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, kërkoi hartimin e një ligji të ri elektoral, kur jemi dy muaj larg zgjedhjeve parlamentare.
Gjatë një konference për shtyp, pas mbledhjes së kryesisë së FRD, Topi i bëri thirrje opozitës të dalë nga çadra dhe të ulet në tryezë për hartimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Sa i takon situatës aktuale politike, ish-presidenti tha se është produkt i ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës.
"Nëpërmjet një dialogu të zgjidhin problemin, të projektojnë një ligj modern për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndryshe do të vazhdojë kalvari i kontestimit.
Shqipëria ka nevojë të pastrohet dhe pastrimi duhet të fillojë pikërisht me atë që është gjëja më e rëndësishme për demokracinë, dita e zgjedhjeve.