LEZHË-Vijon protesta e banoreve te Torovicës. Sot ata kanë bllokuar rrugën nacionale Lezhe-Shkodër, duke kërkuar rikonstruksionin e rrugës e cila të çon në fshatin e tyre.
Protestës i janë bashkuar edhe kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe prefekti Eduart Ndreca.
Banorët shprehen të indinjuar në lidhje me heshtjen që po bënë qeveria për problemin e përvitshëm të tyre.
Banorët e Torovicës janë vetëm 15 larg nga qyteti i Lezhës ndërkohë u duhet të ecin më shumë se një orë pasi rruga është tërësisht e rrënuar.
Bashkia e Lezhës thotë se nuk ka fonde për të mbuluar sistemimin e rrugës së Torovicës.