Report TV - Bushati:BE,SHBA presin që PD të futet në zgjedhje,Basha bën diversion

Report TV 2017-07-05

Views 0

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nga Shkodra ka deklaruar se SHBA dhe BE janë shprehur qartë se presin që opozita të futet në zgjedhjet e 18 qershorit, por Basha ka zgjedhur të bëjë diversion me ta.

?Mesazhi i dhënë nga zyrtaret amerikanë ishte i qartë, si për futjen ne zgjedhje dhe për përfundimin e reformës në drejtësi. Është një investim politik, teknik dhe financiar i qarte i BE dhe i SHBA i cili gjithashtu gjen dhe mbështetjen e qytetareve shqiptarë. Lulzim Basha ka zgjedhur që të bëjë diversion me BE dhe SHBA ndonëse BE, Gjermania dhe SHBA kanë folur qartë dhe qytetarët shqiptarë presin që PD të jetë prezent në 18 qershor duke shpalosur alternativen e tyre. PD ka 3 vjet që kërkon zgjedhje të parakohshme dhe tani qe u dekretua data nga presidenti duan shtyrje te tyre?, është shprehur ministri.

Bushati e cilëson të paligjshme rrugën e Partisë Demokratike e cila sipas tij lindi si forca e ndryshimit dhe e shpresës dhe sot ka zgjedhur që ta çojë veten në vetëvrasje politike

Share This Video


Download

  
Report form