Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në moshën e Pali Kukes, njeriu nuk ka më kohë për gjëra të shëmtuara. Me rastin e 70-vjetorit (17 prill 1947) "Arkapia" riviziton atë pjesë që është më e çmuara për trashëgiminë tonë filmike, krijimtarinë e Kukes si kameraman televiziv në bashkëpunim me regjisorët Mevlan Shanaj, Vladimir Prifti etj..
Kamera e tij është një shembull i mrekullueshëm i profesionistit që shqetësohet për të sjellë dritën e portreteve njerëzore, për të reflektuar energjinë e natyrës dhe të sendeve dhe për të nxjerrë në ekran gjallëri nga një peizazh i vdekur industrial i socializmit.
Në këtë bisedë që e shoqërojnë filmime ekskluzive, Kuke risjell për herë të parë imazhet "kinematografike" nga fëminia. Dhe duke pasur përvojën e hidhur nga dy dokumentarë të ndaluar televiziv në vitet '70, "Berati" dhe "Naftëtarët", me regji të Mevlan Shanajt, përgjigjja e tij për debatin mbi ndalimin e filmave shqiptarë, është i qartë dhe pa shumë koment për linçuesit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/puntate/arkapia-nga-elsa-demo-fjalet-e-imazhit/