Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e këndit të 14 të lojërave dhe sheshit rekreativ në Njësinë 5, investim që përfshin module të ndryshme lojërash, ndriçim dhe gjelbërim të zonës.
Ky shesh do të shërbejë jo vetëm për argëtimin e fëmijëve, por edhe si një hapësirë çlodhëse për të gjitha grupmoshat.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Pandeli Majko, siguroi se këndi i ri do të përfundojë shumë shpejt, para se fëmijët të fillojnë pushimet e verës.