Tre ditë nga dënimi me 7.5 vite burg për ish-deputetin Mark Frroku, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon konfiskimin e pasurisë prej 2 milion dollarë në pronësi të tij e familjarëve.
"Kërkesa në gjykatë, pasuria 2 mln USD"
Burime nga krimet e rënda bënë me dije për Report Tv se kjo kërkesë është depozituar në gjykatë dhe pritet vendimi i togave të zeza për kalimin e kësaj pasurie në favor të shtetit.