Nis trajtimi i qenve endacak në zonën e Lezhës. Qentë endacak në këtë zonën ishin bërë shqetësim shumë i madh për banorët.
Por këtij problemi si duket po i vjen fundi, pasi një shoqatë zvicerane në bashkëpunim me Bashkinë e Lezhës dhe disa vullnetar kanë marrë nismën e kapjes dhe sistemimin e tyre.
Njëkohësisht bashkia ka njoftuar edhe qytetarët që mbajnë qenë të kenë kujdes në lidhje me trajtimin e tyre, në të kundërtën do të marrin masa ndëshkimore nga ana e bashkisë.
Ndërsa njëra nga vullnetarët, Arta Uka u shpreh se qytetarët duhet të sensibilizohen me këtë nismë, pasi një pjesë e mirë e qenve që qarkullojnë në qytet në fund të ditës kanë një pronar.
Deri tani janë kapur një numër i konsiderueshëm qensh endacakë, ndërkohe që pas mjekimit, sterilizimit dhe më pas vaksinimit pritet që ata të mos përbëjnë më rrezik për komunitetin.