Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Më shumë vëmendje ndaj edukimit cilësor të të rinjve, ishte ky mesazhi që përcolli kryetari i LSI Ilir Meta gjatë një takimi organizuar me të rinjtë e LRI në njësinë administrative nr 8 në kryeqytet. Meta tha se në fokust duhet të jetë edhe formimi profesional.
Meta: Është koha për t?i kushtuar një vëmendje më të posaçme edukimit më cilësor të të rinjve tanë. Në mënyrë të veçantë të formimit të tyre profesional dhe kuptohet një investim më i mençur.
Meta u shpreh se shoqëria shqiptare ka nevojë për më shumë paqe sociale prandaj tha ai është me rëndësi mesazhi për bashkëpunim që përcjell LSI.
Meta: Na duhet më shumë paqe sociale në familjet tona, prandaj na duhet mesazhi pozitiv dhe i bashkëpunimit që jep LSI.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-takim-me-te-rinjte-e-lri-me-shume-vemendje-ndaj-formimit-profesional/