Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rotavirusi dhe një serë vaksinash të tjera do ti shtohen regjistrit të vaksinave të detyrueshme në vendin tonë nga vitit 2018. Njoftimi është bërë i ditur nga vetë Ministrja, e cila bashkë me mjekët ka bërë edhe thirrje që prindërit të vaksionojnë fëmijët për tu garantuar atyre shëndetin.
Ministria e Shëndetësisë do të ofrojë falas vaksinën e rotavirusit, duke filluar nga viti i ardhshëm.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një vizite në Qendrën Shëndetësore nr. 3 në Tiranë, për të promovuar rëndësinë e vaksinimit në çdo fazë të jetës.
Manastirliu: Kalendari jonë duhet ti afrohet sa më shumë kalendarit europian të vaksinimit, gjithashtu edhe me rekomandimin e OBSH-së ne do të fillojmë të zgjerojmë këtë kalendar. Mendojmë që do t?ia arrijmë që nga viti 2018 të fusim dhe një vaksinë të re që është vaksina e rotavirusit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/ministrja-manastirliu-nga-2018-shtojme-vaksinen-e-rotavirusit/