Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-drejtori i Aluiznit të Lezhës, dy ish-përgjegjës dhe një specialist i kësaj drejtorie janë kallëzuar penalisht në Prokurori për shkelje të detyrës.
Kontrolli i Lartë i Shtetit bën me dije se i ka kallëzuar ata pas auditivi të kryer, ndërsa katër zyrtare i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik me vlerë 5.9 milionë lekë si dhe shkelje të disiplinës financiare me vlerës 14.3 milionë lekë.
Sipas KLSH-së, të kallëzuarit kanë kryer legalizime në zona të ndaluara me ligji, siç janë ato afër rrugës kryesore, lumenjve, kanaleve kryesore, etje, pa dokumentacion, si dhe duke shmangur pagesat e detyrimeve financiare. Auditimi është kryer për vitin 2014 deri në vitin 2016.
?Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi, duke cënuar interesin publik e që konsistojnë në legalizime të paligjshme, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për P.L, ish- drejtori i institucionit, A.M, ish-përgjegjëse sektori, A.M, përgjegjës sektori dhe B.N, specialist për konsumim të elementëve të veprës penale të ?Shpërdorimit të detyrës??, informon KLSH.
Pashk Luka ka mbajtur detyrën e drejtorit të Aluiznit në Lezhë prej vitit 2013 dhe është shkarkuar në janar të 2017. Ndërsa auditimi i KLSH ka filluar në 1 janar të këtij viti dhe vendimi për kallëzimin dhe dëmshpërblim është marrë në 26 shkurt 2017, kur u miratua edhe raporti përfundimtar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kallezim-penal-per-ish-drejtorin-e-3-zyrtare-te-aluizn-t-ne-lezhe/