Ora News – Koncesioni i bakrit, Ministria e Energjisë kërkon zgjatjen me 12 vite

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zgjatja me 12 vite e koncesionit të bakrit është kundërshtuar sërish nga deputetët e mazhorancës në Komisionin e Ligjeve. Për deputetët zgjatja e afateve është në kundërshtim me ligjin shqiptar, që parashikon se koncesionet nuk duhet ti kalojnë 35 vite, ndërsa marrëveshja me kompaninë ?Nesco Metal? e çon kohëzgjatjen në 42 vite.
Për deputetët e Komisionit të Ligjeve zgjatja me 12 vite e koncesionit të bakrit përbën shkelje të ligjit.
Ministria e Energjisë ka propozuar që kompania private ?Nesco Metal? të shfrytëzojë industrinë e bakrit deri në vitin 2046, duke e çuar kohëzgjatjen në 42 vite por deputetët e mazhorancës theksuan se ligji parashikon që koncesionet të mos i kalojnë 35 vite.
Majko: Do të miratojmë një ligj që do të shkelë ligjin? Nëse hapim precedentin që për çdo marrëveshje të shikojmë një histori atëherë do të përfundojmë tek histori të çuditshme.
Rama: Për sa kohë që Ministria ka ardhur me këtë propozim do të thotë që ata e kanë kryer negociatën.
Manja: Është apo jo në përputhje me legjislacionin në fuqi, afati i koncesionit që propozohet?
Alimadhi: Kjo shtesë do ti nënshtrohet miratimit me ligj. Ne kemi çmuar që ajo do të marrë fuqinë e ligjit dhe do të jetë një akt në të njëjtin nivel.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/koncesioni-i-bakrit-ministria-e-energjise-kerkon-zgjatjen-me-12-vite/

Share This Video


Download

  
Report form