http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Liria e medias në Shqipëri ka pësuar përmirësim të lehtë, ndërsa në rang botëror vihet re rënie shqetësuese e saj. Organizata ?Reporterë pa kufij? në një listë prej 180 shtetesh e rendit vendin tonë në vendin e 76, ose 6 vende më lart se një vit më parë. Shqipëria ka lënë pas në renditje Malin e Zi dhe Maqedoninë.
Në vlerësimin për Shqipërinë theksohet se nevojitet zbatimi më i mirë i legjislacionit që garanton lirinë e shprehjes. Pavarësisht ligjeve për lirinë e informacionit, aksesi në informacionet shtetërore vijon të jetë i kufizuar dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive është i politizuar.
Përparim i lehtë vërehet edhe në Kosovë, e cila gjenden ne vendin 82, tete vende me më lart se 2016-a. Raporti thekson se numri i vendeve ku kërcënohet liria e mediave po rritet dhe janë shtuar udhëheqësit autoritarë. Liria e mediave është e kërcënuar edhe ne vende demokratike. Shtetet e Bashkuara kanë shënuar rënie me dy vende dhe ndodhen në vendin e 43-të. Kjo lidhet me zgjedhjen e presidentit Trump që e ka shpallur shtypin armik të popullit dhe ka sulmuar verbalisht gazetarët. Në vende në krize, si Siria, Jemeni apo Libia gazetarëve u kërcënohet jeta.
Ndërsa vendet skandinave gjenden në krye, Koreja e Veriut, Eritrea dhe Siria mbyllin renditjen e ?Reporterë pa Kufij?.