TIRANE-Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim për më shumë se një orë në selinë blu me kryetarët e bashkive të zgjedhur nga radhët e PD dhe kryetarët e degëve në rrethe.
Në qendër të diskutimit në takim ka qenë përshkallëzimi i protestës së opozitës dhe organizimi konkretisht në Kavajë në 6 dhe 7 Maj.
Basha dje paralajmëroi përshkallëzimin e protestave në të gjithë vendin, ndërsa fushë beteja e parë do të jetë Kavaja.
Sipas burime nga PD pritet që protestuesit që do të mblidhen në Kavajë që të shtunën në mbrëmje nuk do të lejojnë shpërndarjen e materialeve zgjedhore për të bllokuar procesin e votimit për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri në datë 7 maj.
Në këtë protestë, sipas burime nga selia blu do të marrin pjesë simpatizantë të Partisë Demokratike dhe opozitës nga i gjithë vendi.
Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë të ditur sot kryeministrit aktual Rama se i ka ?orët e numëruara?.