“Furtunë” në Policinë e Shtetit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 14

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rokade ne kupolën drejtuese te policisë se shtetit. Pjesa me e madhe e drejtuesve te policisë ne qarqe kane lëvizur nga detyrat per t?u zëvendësuar nga emra te rinj. Zyrtarisht thuhet se ndryshimet lidhen me situatën e kanabisit në vend, por edhe me orientimet e misioneve të huaja që asistojnë Policinë e Shtetit. Nga ana tjetër, lëvizjet janë edhe ne funksion të garantimit te zgjedhjeve te lira e të ndershme, sipas përcaktimeve te Kodit Zgjedhor. Ndryshimi i drejtoreve te larte te policisë ishte nje nga pikat e propozuar nga negociatoret ndërkombëtare per te zgjidhur krizën.Kështu largimi i Ardian Çipës, numri 2 ne Policinë e Shtetit, u pasua edhe me lëvizjen e 28 drejtuesve në nivel drejtorish vendore e, po kështu lëvizje u bënë edhe Drejtorinë Qendrore te Policisë. Vendin Cipës e zë Idajet Faskaj, i cili mbante postin e Drejtorit në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet.Gjithashtu në Tiranë largohet Ervin Hodaj dhe vendin e tij e zë Ardi Veliu. Në Gjirokastër, në vend të Arjanit Arapit shkon Lorenc Praganika, ndërsa ne Durrës ikën Perlat Çullhaj. Gjovalin Loka emërohet drejtor i Policisë Shkodër, ndërsa Arben Dashi drejtori i Policisë ne Elbasan.Ndërkohë rikthehet Sokol Bizhga, te cilit i besohet Forca Lëvizëse Operacionale qe deri tani drejtohej nga Niko Brahimaj. Ky i fundit u emërua Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda. Aida Hajnaj zëvendëson Genc Merepezën ne Drejtorinë e Kufirit.Policia thekson se lëvizjet u diktuan edhe nga performaca jo e mirë e drejtuesve, gjatë vitit 2016 dhe tremujorit të parë te 2017-es.

Share This Video


Download

  
Report form