Rreth 64% e parlamentarëve të shkuar nuk kishin përfunduar arsimin parauniversitar.
Kështu u shpreh zvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, në një aktivitet për të drejtat e fëmijëve romë dhe egjiptianë, teksa e lidhi këtë konstatim personal me mungesën e negocimeve politike në vend.
Malaj u shpreh se mungesa e arsimit parashkollor ndikon në socializmin e mëvonshëm të individit dhe rrit paragjykimin apo prirjet e vendimeve me natyrë diktatoriale.