Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i PD-së ka një përgjigje për kryeministrin Edi Rama i cili e quajti Ilir Metën për President si kandidatura më pro demokratëve që nuk do të mund të gjente dot as vetë PD.
Nga çadra e vendosur para kryeministrisë
?Le ti themi sot se për ne, PD-në dhe për të gjithë qytetarët Ilir meta është vetëm afër pazarit të peshkut që është qelbur nga koka.
Ndaj Edi Rama ta gëzosh ti atë dhe peshkun e qelbur nga koka. Ne nuk kemi ardhur në këtë betejë për pazare të fëlliqura politike, as për pushtetin tonë.
Misioni ynë është të zëvendësojmë qeverisjen e kontrolluar nga krimi me atë të kontrolluar nga qytetarët
Sa i takon procesit të zgjedhjes së Presidentit, Basha deklaron: Pazari që u qelb nga koka dhe u kthye në pazar të ri. Jo pazari i republikës së vjetër që u kurorëzua dje me zgjedhjen e presidentit
Kryeministri, Edi Rama komentoi dje nga Kamza kandidaturën e Ilir Metës për President të Republikës, duke deklaruar se një kandidaturë më pro demokratëve nuk do mund të gjente dot as vetë PD.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-president-basha-edi-rama-ta-gezosh-ti-ate-e-peshkun-e-qelbur-nga-koka/