MALIQ-Banesa e një kambisti në Maliq është grabitur gjatë mbrëmjes së të shtunës nga 3 persona të maskuar dhe me armë.
Grabitësit, pasi janë siguruar që në banese nuk ishte asnjë prej familjarëve, kanë thyer me levë derën e brendshme dhe kanë bastisur për gati një orë çdo ambient të shtëpisë.
Sipas deklarimit te familjareve, grabitësit kanë marrë rreth 3 milionë lekë të vjetra, ndërsa dy televizorë të cilët i kishin nxjerrë në oborr nuk munden t?i marrin, pasi në largim e sipër janë ndeshur me të zonjën e shtëpisë.
Lindita Mara, rrëfen momentet kur u përball në oborrin e shtëpisë me 3 persona me çorape në kokë, njërit prej të cilëve i ra arma nga dora.
?Kam ardhur në orën 8 e 20 këtu ndërkohë që burri ka ardhur në orën 7 e 30 nga shtëpia. Grabitja ka ndodhur për një orë. Shikoni vetë ç?kanë bërë. Ishin të maskuar dhe të armatosur. I pashë hajdutët në oborr me televizor në dorë. Ishin të rinj e të vegjël, nuk vuri dorë shtetit do të vë vetë, se është hera e tretë që më vjedhin?, tha ajo.
Vilson Mara, kambisti, shtëpia e të cilit bëhet shenjestër e grabitësve për herën e tretë brenda pak muajve, kërkoi ndihmën e policisë duke telefonuar nr.129, por numri dilte i padisponueshëm.