Rama ultimatum: Edhe 48 orë kohë për Bashën! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama përsërit edhe njëherë apelin qe Partia Demokratike t?i bashkohet garës zgjedhore. Shefi i qeverise e anuloi komunikimin e tij te përjavshëm, pasi siç tha, duhej ta linte te qete opozitën, duke pritur prej saj një vendim ne dy ditët e ardhshme.

?Unë vazhdoj ta kem thuajse bindje se Partia Demokratike do të ndalet mu në buzë të humnerës dhe do të kthehet për të hyrë në zgjedhje. Kudo ku ka marrë një gjë në dorë, Lulëzim Basha ka bërë një dëm të madh dhe kjo është e vetmja arsye që ma bën bindjen të paplotë. Sot do të doja ta shpjegoja këtë gjatë Komunikimit Javor, por vendosa të mos e bëj.Dua ta lë Lulëzim Bashën të qetë në këto 48 orë të fundit, të cilat vendosin nëse Partia Demokratike do të marrë kthesën e shpëtimit apo do të tretet në humnerën e vetëshkatërrimit. Mbetem natyrisht i gatshëm ta pres kryetarin e PD-së në çdo moment, për të negociuar rikthimin e partisë së tij në fushën e betejës demokratike të 18 qershorit. Përndryshe Partia Demokratike kështu siç e njohim, do të jetë më shpejt se vonë një kujtim i së kaluarës.?

Ndërkohe Partitë politike që do të garojnë në zgjedhjet e 18 Qershorit shfrytëzuan 24 orët e afatit përfundimtar për dorëzimin në KQZ, të listës së kandidatëve për deputetëve. Partitë kryesore të koalicionit qeveritar depozituan listat, pas shqyrtimit të tyre në forumet vendimmarrëvese.

PS, LSI, PDIU, FRD, LIBRA e të tjera subjekte politike respektuan, edhe pse në limite, afatin e përcaktuar në ligj.

Partia Socialiste, forca kryesore e mazhorancës, miratoi mbrëmjen e së shtunës emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 18 Qershorit. Bie në sy moskandidimi i 27 deputetëve të grupit aktual parlamentar, ndër të cilët Arta Dade, Namik Dokle, Pirro Lutaj, Valentina Leskaj, Dashamir Peza. Ndërkohë që në përzgjedhjen e socialistëve është se të gjithë ministrat e kabinetit ?Rama? dhe ish-ministrat janë të krye të listës. Vetëm një qark kryesohet nga deputetë që s?kanë pasur asnjëherë post qeveritar, si rasti i Elbasanit, nga Taulant Balla.

Por, risi mbetet fakti se kryeministri Rama është i pari kryetar partie që vendos të mos kryesojë listën e Qarkut. Ai do të kandidojë sërish në Vlorë, por do jetë i 6. Po ashtu Gramoz Ruçi do jetë i 9-i në Fier.

E ndërkohë mëngjesin e kësaj të diele, Edi Rama ka njoftuar përmes Facebook-ut, se ndër thuajse 1800 propozime, himni i Kampionatit Europian të Futbollit 2016, është përzgjedhur kënga që do të shoqërojë fushatën zgjedhore të PS-së.

Share This Video


Download

  
Report form