Report TV - Korçë, i sëmuri mendor plagos 1 person, mbyllet në banesë

Report TV 2017-07-05

Views 1

KORÇË- Një person ka mbetur i plagosur pasi një i sëmurë mendor e ka goditur atë me thikë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se autori është 30- vjeçari i identifikuar si Daniel Morava.

Pas një debati, pë arsye që nuk dihen ende, 30- vjeçari ka goditur disa herë me thikë një kalimtar të rastit e më pas është futur në banesën e tij në katin e gjashtë në lagjen numër 16 të qytetit të Korçës.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Aktualisht Policia po negocion ende me të që të dalë nga banesa, por 30- vjeçari refuzon të dalë nga shtëpia.

Kush është Daniel Morava?
30- vjeçari Daniel Morava jeton prej kohësh i vetëm në banesën e tij në lagjen numër 16. Familjarët e tij janë zhvendosur prej disa muajsh në Greqi. Morava vuan nga probleme mendore dhe njihet nga banorët si një person shumë problematik.

Fqinjët tregojnë për Report Tv se rreth 6 muaj më parë, rreth orës 12:00, Morava ka sulmuar me sëpatë banesën e një fqinji të tij duke e detyruar të largohet nga shtëpia nga frika se ky rast mund të përsëritej.

Share This Video


Download

  
Report form