Report TV - Zgjedhjet, Rama: PD 48 orë kohë ose do të mbetet thjesht kujtim

Report TV 2017-07-05

Views 0

Në vend të "Komunikimit Javor", kryeministri Edi Rama ka bërë një shënim në rrjetin social Facebook këtë të dielë, me kryefjalë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit dhe përpjekjet për dialog me opozitën.

Një natë më parë, PS, LSI dhe të gjitha partitë e maxhorancës si dhe LIBRA, dërguan në KQZ listën e kandidatëve, duke konfirmuar kështu pjesëmarrjen në zgjedhjet e 18 qershorit.

Nga ana tjetër, PD ka paralajmëruar bojkotimin e tyre, ndërsa s'ka bërë asnjë hap drejt ndryshimit të këtij qëndrimi, duke rrezikuar kështu një precedent, mbajtjen e zgjedhjeve pa opozitën.

Rama fton Bashën: Gati të negociojmë, PD rrezikon të "tretet"
Me qëllim gjetjen e një zgjidhje që do të bindte PD-në, Edi Rama fton sërish Lulzim Bashën në tryezën e negocimit.

Kryeministri i kujton kryedemokratit se ka 48 orë kohë për t'u bërë pjesë e procesit zgjedhor të 18 qershorit, pasi ndryshe, siç shprehet Rama, partia më e madhe e opozitës rrezikon të bëhet një kujtim i së kaluarës.

Share This Video


Download

  
Report form