Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreditë e këqia do të futen në një proces të ri vlerësimi. Banka e Shqipërisë ka kërkuar hartimin e një urdhëri të posaçëm për sistemimin e tyre. Një vëmendje të veçantë do ti kushtohet 35 kredimarrësve më të mëdhenj në bankat e nivelit të dytë. Kërkohet që trajtimi i tyre të mos jetë në rrugë gjyqësore por me ristrukturim pagesash.
Banka e Shqipërisë kërkon zgjidhje të tjera për borxhet e pakthyera, duke parashtruar mundësine e nxjerrjes së tyre nga proceset e stërzgjatura gjyqësore. Në kuadër të planit të thelluar kombëtar të masave për adresimin e kredive me probleme, ky institucion merr angazhim të drejtpërdrejtë. Një proces më vete do të ketë për 35 kredimarrësit e mëdhenj të çdo banke, si dhe ristrukturimi jashtëgjyqësor i borxhit të tyre. Bankave të nivelit të dytë u është kërkuar hartimi dhe paraqitja e planeve të rimëkëmbjes dhe të zgjidhjes së kësaj problematike.
Po ashtu Banka e Shqipërisë ka kërkuar një raport vjetor nga 16 banka në vend, për formalizimin e stratregjive për reduktimin e kredive me probleme, mënyra e implementimit të tyre, parashikimi për ndikim në buxhet dhe monitorimi i për këto kërkesa vijon edhe në këto 3 muaj të parë të 2017.
Në raportimin e saj për Kuvendin e Shqipërisë, Banka Qëndrore thotë se sëshpejti do të finalizohet udhëzimi për ristrukturimin e kredive i cili do të rishikojë tërësisht udhëzuesit aktualë në bashkëpunim edhe me Bankën Botërore, për trajtimin e këtyre problemeve. Po ashtu do të finaliziohet edhe krijimi i një kuadri formal të përbashkët për bashkëpunimin midis bankave për adresimin e problematikave të kredimarrësve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/raporti-35-kredimarres-te-medhenj-ne-gjyqe-bsh-ristrukturoni-pagesat/