Ora News – BSH injektoi 30 mld lekë në treg në 6 mujorin e fundit 2016

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe gjatë vitit 2016 Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në tregun e hapur duke injektuar likuiditet. Nevoja për likuditet në tremujorin e parë 2016 ishte 10 mld lekë ndërsa në gjashtëmuajt e fundit 30 mld lekë. Ndërsa portofoli i rezervës valutore të BSH deri në dhjetor 2016 ishte 2.9 mln euro ku më shumë se 90% e porfotolit u investua në institucionet e cilësisë së lartë.
Gjatë vitit 2016 likuiditeti mesatar i injektuar nga Banka e Shqipërisë nëpërmjet operacioneve në tregun e hapur ka qenë rreth 24 mld lekë, kundrejt 29.5 mld lekëve që ishte vitin e 2015 dhe 24.5 mld lekë që ishte në 2014. Raporti i Bankës së Shqipërisë thotë se ndevoja për likuiditet në sistemin bankar ka ardhur në rritje gjatë vitit 2016 prej nivelit mesatar 10 mld lekë në tremujorin e parë në nivelin mesaar 30 mld lekë në gremujorin e fundit. Gjatë vitit të kaluar Banka Qëndrore ka kryer operacione strukturore duke blerë dhe shitur bono thesori të Ministrisë së Financave me qëllim uljne e zotërimit në disa emetime 3 mujore dhe 6 mujore, ku përqendrimi ka qënë mbi 60%. Sasia totale e bonove të thesarit të zotëruara nga Banka e Shqipërisë nuk ka ndryshuar prejfundit të 2015, vit gjatë të cilit portofoli pësoi rënie.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/bsh-injektoi-30-mld-leke-ne-treg-ne-6-mujorin-e-fundit-2016/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS