Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Ilir Meta
Intervista e potë: http://tvklan.al/opinion-rrefimi-i-pare-i-ilir-metes-president/
Intervistën e tij të parë televizive, Presidenti i sapo zgjedhur Ilir Meta, zgjodhi ta jepte në emisionin ?Opinion? të Blendi Fevziut, në Televizionin Klan.
Një intervistë që tregon një tjetër anë të politikanit me një karrierë të gjatë, e cila nis që nga fëmijëria e tij. Një rrëfim tërësisht ndryshe, për jetën e karrierën, por larg politikës.
Do të doja që të ishit sa më i hapur se zakonisht. Njerëzit sa më shumë ecin, sa më lart ngrihen në detyrë, aq më shumë e retushojnë jetën e tyre. Nuk e di a keni nevojë ju ta bëni këtë gjë.
Nuk besoj, përkundrazi.
Çdo të thotë përkundrazi?
Përkundrazi aq më shumë për t?u hapur.
Ju i takoni atij grupimi presidentësh që vijnë në një moshë të re. Jeni 48 vjeç President i Republikës, ndërkohë jeni një nga politikat më të gjatë që nga vitit 1991, keni qenë pjesëmarrës në takimin me studentët me Ramiz Alinë në vitin 1990. Por përpara kësaj keni patuar një jetë interesante. Thatë në fjalimin që keni mbajtur në Parlament se ëndërronit që të bëheshit pedagog në universitet. Nga ju vinte kjo ëndërr?
Natyrisht që në atë kohë, sepse jemi bashkëmoshatarë, ishte e vështirë që të mendoje apo të besoje që në vitin 1988, kur unë kam filluar studimet në Fakultetin e Ekonomisë, të bëheshe Ministër, të bëheshe Kryeministër, të bëheshe Deputet apo?
Por ju kishit një profil më sportiv, merreshit me peshëngritje. Dukej sikur kishit një profil që shkonte drejt këtij drejtimi se sa drejt pedagogut, njeriut të librave dhe të letrave?
Në atë kohë isha fokusuar në këtë linjë për t?u bërë pedagog në fakultetin e Ekonomisë.
Siç e referuat, me sa kuptova kishit ëndërr t?i ngjanit Anastas Angjelit në atë kohë?
E thashë pikërisht se ai ka qenë pedagogu im. Gjithashtu, më jepte lëndën ?Financë? dhe e dinte këtë gjë që unë isha shumë i investuar për të realizuar këtë dëshirë apo këtë ëndërr, sepse po të kthehemi në atë kohë në vitin 1988, në radhë të parë ishte e rëndësishme të bëje shkollën e lartë.
E dyta ishte që të filloje punë në Tiranë. Motra ime mbaroi shkëlqyeshëm për ?Anglisht? dhe u caktua në një fshat shumë të largët, jo se ishte problemi pse do të shkonte atje, sepse ishin të shumtë të gjithë ata që shkonin dhe shërbenin në profesione të ndryshime në zona të ndryshme, por ishte një zonë kaq e largët dhe familja gjithmonë ishte e shqetësuar. Kështu që ishte gjë e madhe të bëheshe pedagog në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë.
Megjithatë të paktën nëse sheh jetëshkrimin tuaj tregon që ju keni pasur ambicie që në atë kohë. Thuhet se në vitin e dytë të fakultetit keni qenë Sekretar Rinie?
Që në vitin e parë kam qenë Sekretar i Rinisë i ?Ekonomisë Politike? të katër viteve bashkë.
Tregohet që keni qenë ambicioz që në vitin e parë, tentoni të kishit në karrierë paralele me atë të pedagogut?
Gjithmonë kam qenë. Edhe në shkol...