Report TV - Nis puna për rrjetin e ri të ujësjellësit në rrugën 'Mihal Grameno-Ali Visha'

Report TV 2017-07-06

Views 0

Furnizimi me ujë të pijshëm për rreth 300 mijë banorë të kryeqytetit po merr zgjidhje. Pas zëvendësimit të linjës kryesore të ujësjellësit në zonën e pedonales, pranë Parlamentit deri te rruga ?Todi Shkurti?, Bashkia e Tiranës ka nisur pjesën e dytë të investimit për zëvendësimin e linjës kryesore që lidh këtë rrjet me tubacionin kryesor që kalon në rrugët ?Ali Visha? dhe ?Mihal Grameno?.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, inspektoi fillimin e punimeve dhe theksoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur për përmirësimin e furnizimit me ujë të kryeqytetit.

?Është një nga linjat kryesore që furnizon me ujë gjithë Tiranën. Është një investim i cili bëhet për të zëvendësuar tubacione që Tirana i ka pasur që nga viti 1958, kur këtu jetonin më pak se 100 mijë banorë, ndërkohë që sot ka 10-fishin e popullsisë. Kuptohet lehtë se këto tubacionet nuk ia dalin të furnizojnë Tiranën me 24 orë ujë të pijshëm, le pastaj të ofrojë shërbime?, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës siguroi qytetarët se të gjitha të ardhurat e mbledhura nga faturat e ujit të pijshëm shkojnë për më shumë investime në përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Share This Video


Download

  
Report form