TIRANË-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh sot se zgjedhja e Ilir Metës President ka qenë një pazar i shtrenjtë që është paguar me paratë e popullit.
Sipas Bashës, Meta që trumbetonte se nuk ka zgjedhje pa opozitën e mbylli gojën pas pazarit me Ramën. Sipas kryeopozitarit, të gjitha pazaret janë bërë që Rama të mbetet në pushtet dhe Meta të ruajë privilegjet.
"Këta të dy pinë verë, ndërtojnë një ujësjellës nga fillimi në Shushicë duke djegur miliona lekë. 35 milionë dollarë për rrëshkitjet në rrugën e Elbasanit. Edi Rama dha 35 milione euro për t'i mbyllur gojën Ilir Metes i cili nuk pranonte zgjedhje pa opozitën, dhe për ta bërë President!
35 milionë dollarë të shqiptarëve për ta ulur në në karrigen e Presidentit, ky është komploti i derrave që bëjnë pazare në kurriz të demokracisë.
Ulen dy veta pinë verë të shtrenjtë dhe nga aty na del presidenti i Republikës, por kjo nuk është republika e qytetarëve, e të djathtëve, e të majtëve, gegëve toskëve kjo është republika e vjetër e krimit e drogës e derrave oligarkë që majmen në kurriz të shqiptarëve.
Shihni sa miliona luhen dhe gjithë pjesa tjetër është teatër kukullash me cdo kusht, kjo është loja, të tjerat janë të gjitha teatër kukullash?, tha Basha nga çadra ne diten e 74 te protestes në të.