http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë pasojat e shpërthimit te tritolit mbrëmjen e së hënës kryeqytet. Ngjarja ndodhi në zonën e 9-katësheve, pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Mjeti qe ka shpërthyer ishte tip ?Smart?, në pronësi të Bruneta Aliaj. Policia dyshon se tritol ishte vendosur në pjesën e pasme të tij.
Sipas hetuesve, makinës i ishte vendosur rreth 100 grame tritol, i cili ishte aktivizuar nëpërmjet një fitili përcjellës. Ne vendngjarje mbërritën eksperte te policisë, por dhe xheniere, pas dyshimeve se mund te kishte sasi tjetër eksplozivi.
Në momentin e shpërthimit, makina ishte e parkuar dhe fatmirësisht, nuk pati persona te lënduar, por vetëm dëme materiale. Si pasojë e shpërthimit, policia thotë se janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera, të parkuara pranë ?Smartit?.
Policia shoqëroi në komisariat Aliajn ku mësohet se u ka thënë hetuesve se nuk ka konflikte me persona të tjerë. Ne këto kushte kane lindur dyshime se autoret mund te kenë ngatërruar mjetin.