Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas mbledhjes së gjatë të grupit parlamentar dhe komunikimit me videokonferencë me komisionerin Johanes Hahn dhe Presidentin e PPE-së, Joseph Daul, lideri i opozitës deklaroi se nuk heq dorë nga kërkesa për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e qeverisë teknike.
I gatshëm të takohet në Presidencë me Edi Ramën kryetari i PD-së tha se e vetmja tërheqje është pjesa morale e betejës, ndërsa pret ofertën e kundërshtarit të tij politik.
Basha: Eshtë qeveria teknike, me një mandat të qartë popullor, për dekriminalizimin, për luftën kundër drogës, kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përfshirë edhe votimin elektronik. Kjo është rruga jonë. I takon palës tjetër të ofrojë çfarë mund të ofrojë dhe nuk ka pak për të ofruar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-gjate-videokonferences-me-daul-dhe-hahn-u-percoll-shqetesimi-per-krizen/