Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avokati i Popullit, Igli Totozani, i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të bërë transparent procesin e burimit të financimit të partive politike në zgjedhje.
Në letrën e tij Totozani nënvizon se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si organi përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e financimit të partive dhe fushatave zgjedhore, ka të drejtën gjithashtu në bazë të ligjit të vendosë sanksione kur konstaton shkelje të ligjit dhe përcakton masën e fondit publik që përfiton çdo parti politike në formën e ndihmës financiare vjetore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/totozani-transparence-per-burimin-e-financimit-te-partive-ne-zgjedhje/