Ora News - Durrës - Punimet për ‘Velierën’ pritet të ndikojnë në trafik gjatë verës

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Punimet për ndërtimin e sheshit Veliera në Durrës dhe rikonstruksioni i rrugës së plazhit, pritet të krijojnë trafik të rënduar gjatë verës në qytetin bregdetar. Gjatë stinës së nxehtë trafiku në Durrës, katërfishohet si pasojë e fluksit të turistëve.
Këtë sezon turistik veror, Durrësi krahas problematikave të mbartura nga vitet e kaluara, do të përballet me kaos në qarkullimin e automjeteve.
Rruga e plazhit që është në rikonstruksion e sipër dhe ndërtimi i Velierës janë kthyer në një makth të vërtetë për drejtuesit e automjeteve, ndërsa situata pritet të rëndohet edhe më tepër me nisjen e sezonit veror kur numri i automjeteve në qytet, tre apo katër fishohet.
Edhe pse po ecin me ritme te shpejta, punimet në sheshin ?Veliera? pritet të mos përfundojë brenda afateve të përcaktuara.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/punimet-per-velieren-pritet-te-ndikojne-ne-trafik-gjate-veres/

Share This Video


Download

  
Report form