Ora News – MEI-BERZH, memorandum per zhvillimin e energjise diellore

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

BERZH do të asistojë në të gjitha ankandet që do të zhvillohen nga Ministria e Energjisë dhe Industirisë për prodhimin e energjisë diellore. Përmes një marrëveshje të lidhur me tyre, Ministri Gjiknuri dhe drejtori Colangeli shprehen se investimet për energjinë fotovoltaike duhet të jenë të qëndrueshme, dhe financime tranparente.
Ankandet për impiantet e prodhimit të energjisë diellore do të monitorohen nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ky institucion po ashtu do të mbështesë financiarisht për investime të qëndrueshme. Për këtë qëllim është nënshkruar edhe një marrëveshje mes BERZH dhe MEI.
Gjiknuri: Qëllimi është që ne, përmes BERZH-it, nëpërmjet një procesi transparent e të bazuar në legjislacionin e ri për energjitë e rinovueshme të kemi mundësi që edhe në Shqipëri të sigurojmë financime në lidhje me prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, siç kemi plane edhe për prodhimin e energjisë nga era.
Drejtori i BERZH Matteo Colangeli: Qeveria dhe BERZH kanë vendosur të bashkëpunojnë për zhvillimin dhe implementimin e një platforme për alokimin tek investitorët privatë përmes një proçesi kompetitiv tenderimi mundësinë për ndërtimin, zotërimin dhe operimin e projekteve të energjisë diellore në Shqipëri duke krijuar një kapacitet të kombinuar prej 50-100 MË. Ne jemi të lumtur që po bashkëpunojmë me Qeverinë për ta kthyer këtë qëllim në një realitet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/mei-berzh-memorandum-per-zhvillimin-e-energjise-diellore/

Share This Video


Download

  
Report form