Pas dështimit të negociatave - Basha: Nga Kavaja, nisim rrëzimin e Republikës së vjetër

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi nga çadra e protestës se rrëzimi i Republikës së Vjetër do të nisë nga Kavaja.
Kryedemokrati apeloi mbështetësit për pjesmarrje masive në protestën e të dielës.
Basha: Ne do të marshojmë të bashkuar. Jemi gati dhe stacioni më i rëndësishëm, i pari në këtë betejë finale, është ditën e zgjedhjeve në kryeqytetin e lirisë dhe demokracisë, në Kavajë. Nga Kavaja do të përhapet lajmi i mirë kudo se fasada e republikës së vjetër është një tigër letre, nje grusht kriminelesh, pushtetaresh te korruptuar dhe oligarkesh.Nga Kavaja ditën e dielë le ta gëzojë çdo shqiptar dhe mik i huaj, dashamirësit e shumte të republikës së re dhe kundershtaret e pakte le ta dine se me 7 maj republika e vjetër rrëzohet në Kavajë. Le të bashkohemi të dielën në bashkimin më të madh popullor në përballjen paqqësore por të vendosur që do shënojë simbolikisht rënien e republikës së vjetër. Nuk do lejojmë krimin, drogën, Rroshin dhe kaposhin të nëpërkëmbë Kavajën. Ne do të jemi të gjithë aty.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-nga-kavaja-nisim-rrezimin-e-republikes-se-vjeter/

Share This Video


Download

  
Report form